Die Präsentation wird geladen. Bitte warten

Die Präsentation wird geladen. Bitte warten

Rrjeti «Kultura e parë, e dytë dhe interkultura: Për dinamikën e të rriturit në norma dhe sisteme referimi të ndryshme dhe midis tyre» Netzwerk Erst-,

Ähnliche Präsentationen


Präsentation zum Thema: "Rrjeti «Kultura e parë, e dytë dhe interkultura: Për dinamikën e të rriturit në norma dhe sisteme referimi të ndryshme dhe midis tyre» Netzwerk Erst-,"—  Präsentation transkript:

1 Rrjeti «Kultura e parë, e dytë dhe interkultura: Për dinamikën e të rriturit në norma dhe sisteme referimi të ndryshme dhe midis tyre» Netzwerk Erst-, Zweit-, Interkultur: Zur Dynamik des Aufwachsens in und zwischen verschiedenen Norm- und Bezugssystemen Konferenca 5, Tiranë, 6./

2 Kontributi i institucioneve ku formohen mësues/e përsa i përket edukimit për qytetari demokratike (EDC) dhe përkrahjes së nxënësve në orientimin e tyre midis kulturës së parë, të dytë dhe interkultures Çfarë është apo do të ishte e nevojshme a) per formimin e mësuesve në vendin tonë, përsa i përket EDC-së dhe b) përkrahjes së anëtarëve të pakicave (përfshirë imigrantët dhe remigrantët) në orientimin e tyre midis kulturës së parë, të dytë dhe interkulturës? c) Çfarë është realizuar ne sistemin e edukimit në vendin tonë (module të detyrueshme dhe fakultative, etj)?

3 Formimi dhe kualifikimi i mësuesve për edukimin qytetar dhe shumëkulturor (1/2)
Programe të studimit për mësuesi në arsimin universitar, në nivelet Bachelor dhe Master: për arsimin parashkollor për arsimin fillor për arsimin e mesëm të ulët për arsimin e mesëm të lartë

4 Formimi dhe kualifikimi i mësuesve për edukimin qytetar dhe shumëkulturor (2/2)
Programe kualifikimi për edukimin qytetar për mësimin plotësues në diasporë Nisma qeveritare Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë

5 Institucioni i Arsimit të Lartë - Hochschulen
BA DI MP/ b.o.M MSH/ w.o.M Universiteti i Tiranës/ 4 8 Universiteti “Fan Noli” i Korçës/ 3 5 1 Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit/ Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës/ 10 Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës/ 7 2 Universiteti “Eqerem Çabej” i Gjirokastrës/ Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit/ 13 Universiteti i Sporteve të Tiranës/ Universiteti Evropian i Tiranës/ Albanian University/ SHLUJP “Marin Barleti”/ SHLP “Hëna e plotë” Beder/ Total 18 53 21

6 Struktura e kurrikulës
Kurse: të pedagogjisë së përgjithshme për metodologjinë e mësimdhënies në lëndën e caktuar nga fusha e lëndës për të cilën përgatitet si mësues Praktikë Prova finale

7 Kurse që realizojnë formimin qytetar dhe shumëkulturor në programet e mësuesisë
Sociologji edukimi Legjislacioni arsimor dhe reforma në arsimin parauniversitar Edukimi shumëkulturor Psikologji zhvillimi Psikologji edukimi Edukimi qytetar

8 Rezultate të pritshme të të nxënit që lidhen me edukimin qytetar dhe shumë-kulturor të mësuesve të ardhshëm Përhapës të kulturës, emancipimit dhe qytetarisë; Edukatorë që nxisin pranimin e diversitetit social dhe harmonizimin e bashkëjetesës në një komunitet social me breza te kulturave te ndryshme; Modelues të vlerave etike dhe qëndrimeve demokratike, përkrahës dhe mbrojtës aktivë të çështjeve humane, të së drejtës dhe barazisë, paqes dhe lirisë; Profesionistë që njohin dhe trajtojnë dallimet kulturore dhe individuale të nxënësve.

9 Tematika e trajnimit të mësuesve për mësimin plotësues
Rrënjët historike perëndimore të arsimit shqiptar Trashëgimia kulturore përmes njohjes konkrete të vlerave kombëtare Trajtimi i disa krijimeve folklorike shqiptare në shkollat shqipe në diasporë Forcimi i partneritetit mësues-prind përgjatë programit të integruar të mësimit shqip në diasporë Shqiptarët në hapësirë dhe në kohë

10 Tematika e trajnimit të mësuesve për edukimin qytetar
Konceptimi i shoqërisë demokratike Qyetari aktiv dhe i përgjegjshëm Konceptimi i të drejtave të njeriut Dokumente për të drejtat e njeriut Të drejtat e njeriut në Shqipëri Zbatimi dhe shkelja e të drejtave të njeriut të shkollë Mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut Metodologjia e edukimit për të drejtat e njeriut

11 Problematika (1/2) Edukimi shumëkulturor dhe edukimi për demokraci janë elemente të dobët në kurrikulat e mësuesisë: Edukimi shumëkulturor ofrohet si lëndë e veçantë vetëm në dy programe studimi Edukimi për qytetari ofrohet si lëndë e veçantë vetëm në programet për mësues të edukatës qytetare dhe të shkencave sociale Trajnimi i tematikës së edukimit shumëkulturor dhe qytetar në programet e mësuesisë është i zbehtë dhe i pandjeshëm në formimin e mësuesve.

12 Problematika (2/2) Edukimi shumëkulturor dhe qytetar janë më tepër objekt i trajnimeve sesa i formimit fillestar të mësuesve Kualifikimi i mësuesve është konceptuar më shumë si një kualifikim në kuadrin e lëndës që zhvillon mësuesi. Bashkëveprimi ndërmjet Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë për mësimin në diasporë është i zbehte. Secili vend ka kontribute të veçanta

13 Rekomandime (1/3) Përmirësimi i kurrikulave të mësuesisë duke reflektuar formimin më të plotë dhe në përputhje me kontekstin e ri social për edukimin shumëkulturor dhe qytetar të mësuesve të ardhshëm Përmirësimi i kurrikulave të kualifikimit duke reflektuar formimin më të plotë dhe në përputhje me kontekstin e ri social për edukimin shumëkulturor dhe qytetar të mësuesve në detyrë

14 Rekomandime (2/3) Institucionalizimi i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi për mësimin plotësues në diasporë në mënyrë të tillë që të krijojë një sinergji, pasi deri tani secili vend ka punuar më vete Krijimi i një baze të dhënash të përbashkët për shkollat dhe format e tjera të organizimit institucional (që financohen nga qeveritë e shteteve ku jeton mërgata jonë) apo ato të vetorganizimit kulturor qytetar (të vetëfinancuara ose të finacuara nga donatorë joqeveritarë) të mësimit plotësues në diasporë në vende të ndryshme të botës

15 Rekomandime (3/3) Të aktualizohet Kurrikula e shkollës shqipe të mësimit plotësues në diasporë dhe të veprojë si një dokument i përbashkët për të katër vendet. Të zgjerohet bashkëpunimi për trajnimin e mësuesve të diasporës duke përfshirë edhe mësues nga Maqedonia dhe Mali i Zi. Të plotësohet paketa e materialeve për mësimin plotësues në diasporë. Të kryhen vlerësime dhe kërkime periodike për mësimin plotësues në diasporë.

16 Përgatitur nga grupi i ekspertëve të Shqipërisë Präsentiert von der Fachgruppe aus Albanien: Nikoleta Mita Astrit Dautaj Merita Xhumari Admir Kraja Tirana,


Herunterladen ppt "Rrjeti «Kultura e parë, e dytë dhe interkultura: Për dinamikën e të rriturit në norma dhe sisteme referimi të ndryshme dhe midis tyre» Netzwerk Erst-,"

Ähnliche Präsentationen


Google-Anzeigen